Futboll Kategoria Superiore Sport

“BËMË NJË PARAQITJE TË SHËMTUAR”/ Flet trajneri Shkëmbi merr përgjegjësitë e humbjes: Bëmë shumë gabime, pres reagimin…

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, mori përsipër ditën e sotme përgjegjësitë për humbjen në fushën e Laçit.

Ai pranoi se duhej ta përgatiste më mirë nga ana psikologjike takimin, ndërsa shtoi se pret reagimin që nga ndeshja e radhës.

Çfarë ndodhi sot?

Kundërshtari luftoi më shumë. E kishte përgatitur ndeshjen më mirë. Pavarësisht kësaj, kam besim te ekipi. Lojtarët bënë gabime individuale, por përgjegjësia është e imja dhe stafit. Duhet ta përgatisnim më mirë ndeshjen, edhe psikologjikisht.

Nuabuezen, e keni ju në ekip?

E vërtetë, ai bëri diferencën. Kishim punuar për ta ndalur atë, por për gabimet tona, edhe meritë të tij, nuk arritëm. Fati i mirë është që kampionati nuk mbaron këtu. Pas 4 ditësh kemi ndeshje tjetër, që do e përgatisim më mirë në mënyrën psikologjike.

Teuta e ka tabu fushën e Laçit…

Bëmë një paraqitje të shëmtuar. Mora përgjegjësitë, pasi nuk bëmë mirë nga ana psikologjike për të përgatitur ndeshjen në fushën e Laçit.

Teutës i duhen lojtarë me personalitet që të dalin nga situatat e vështira gjatë një ndeshje…

E drejtë, në situata të vështira, janë liderët që e ndihmojnë skuadrën. I kemi këta lojtarë, dhe shpresoj që është vetëm një ditë e keqe.

Më mirë kur humb në një mënyrë të tillë, që lojtarët të jenë me këmbë në tokë…

Ne jemi me këmbë në tokë të gjithë, stafi dhe lojtarët. Ndoshta ndryshe nga të tjerë, e di që në futboll bëhen gabime. Reagimi është ai që bën ndryshimin. Sot nuk arritëm të reagojmë, kjo më shqetëson. Nuk shqetësohem për pjesën tjetër, sepse e di që nga ndeshje tjetër do reagojmë ndryshe.

Related posts

SHKËLQEU NË MIQËSORE/ Kukësi strategji për të bindur Maliqin, Gega studion ekipin e të rinjve

Delo.autor

ATALANTA VENDOS/ Ja ku do të luajë Berat GJIMSHITI sezonin e ardhshëm

Isa.Autor

Juventusi mposht minimalisht Romën, i’a rrëmben Interit vendin e dytë (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment