Futboll La Liga Sport

“ÇELËSI ËSHTË MESSI”/ Projektohet shkëmbimi i madh Neymar-Griezmann

Barcelona dhe PSG mund të bëjmë një shkëmbim të madh lojtarësh në dritaret e ardhshme të merkatos:

Bëhet fjalë për dy “yjet” e futbollit, Neymar dhe Griezmann, që nuk janë të kënaqur me situatat që po kalojnë në skuadrat respektive.

Historia e brazilianit tashmë e njohur nga të gjithë, luftoi gjatë gjithë verës për t’u kthyer te Barcelona, por në fund mbeti në Paris, ndërsa sulmuesi francez i “blaugranave” duket se e ka shumë të vështirë të integrohet nën “hijen” e Messit, i cili e ka shprehur hapur qëndrimin e tij pro kthimit të O’Ney.

Edhe në ndeshjen e fundit në Champions, kundër Interit, Griezmann ishte si “mish i huaj” në formacionin e Valverdes, duke rezultuar lojtari me më pak kombinime me Messin (përjashto 3 lojtarë të mbrojtës).

“Le10sport” shkruan se një shkëmbim i tillë nuk është fantazi, por e mbështetur në realitet.

Në këtë rast, përveç kartonin e Griezmann, Barcelona do të ofronte edhe një shumë të majme parash.

Braziliani ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me Messin, që mbetet pa dyshim çelësi për t’i dhënë jetë këtij transferimi të bujshëm.

Klubet mund të nisin lëvizjet që në muajin janar, nëse jo, në merkaton e verës, me Neymar dhe Griezmann që do të hapnin një kapitull të ri në karrierën e tyre.

 

Related posts

Zhbllokohet sfida/ Anglia shënon golin e parë kundër Zvicrës (VIDEO)

Isa.Autor

Atletico fiton ndaj Levantes, Armando Sadiku luan vetëm 45 minuta

Sadik.Autor

“KUNDËR ISLANDËS DO BËJ 4-5 NDRYSHIME”/ Trajneri Reja: Kjo mundësia e fundit për të shpresuar te kualifikimi

Delo.autor

Leave a Comment