Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Hamilton kundër skuadrës: Nuk dua të humbas për faj të strategjisë

Lewis Hamilton e mbylli në vendin e tretë garën e fundit në Suzuka, pas shokut të tij të skuadrës te Mercedes, Valtteri Bottas dhe Sebastian Vettel me Ferrari. Një rezultat që ende nuk e lë të qetë pilotin britanik edhe ps eka kaluar një javë nga ajo garë. Ndërkohë, këtë fundjavë, botërori i Formula 1 do të spostohet në Meksikë.

Në prag të garës së radhës, Hamilton lëshon një sinjal të qartë: “Nuk e kuptova atë strategji në Japoni, që më kushtoi vendin e dytë, madje fitoren. Gjithsesi, kjo është një çështje e skuadrës dhe ata morën një vendim. Shpresoj që këto gabime të mos përsëriten më”, u shpreh Hamilton, që kryeson renditjen e botërorit.

Nga ana tjetër, Toto Wolff, shefi i Mercedes, nuk është aspak i shqetësuar nga këto fjalë të kampionit të botës. “Është e qartë që pilotët duan të fitojnë gjithnjë dhe nëse dështon ata mërziten. Ndonjëherë është e vështirë të marrësh vendimet e duhura, por ky debat me Lewis nuk na shqetëson, përkundrazi”, tha Wolff.

Related posts

SHKËMBIM I BUJSHËM/ Çelsi ofron sulmuesin dhe miliona për Romelu Lukakun

Delo.autor

ARRITI SUKSESIN HISTORIK/ Majlinda Kelmendi ka një dedikim special: Medaljen ja dedikoj…

Delo.autor

“ZHVILLUAM NJË NDESHJE SHUMË TË MIRË”/ Mesfushori Kallaku: Parabola e Brojës duhet të ishte shënuar

Delo.autor

Leave a Comment