Formula 1 Sport

FORMULA 1/ 7 “pole position”, ky është piloti më i shpejtë për sezonin 2019

Kur ka mbetur edhe një garë nga mbyllja e sezonit në Formula 1, Ferrari mund të krenohet me një çmim, atë të “Pilotit më të shpejtë”. Ky çmim iu dha pilotit Charles Leclerc, që këtë sezon ka arritur 7 “pole position”, si askush tjetër.

Pas tij, për momentin renditet Valtteri Bottas me 5 “pole”, Lewis Hamilton me 4, ndërsa Sebastian Vettel e Max Verstappen kanë arritur 2 herë të sigurojnë “pole” këtë sezon. Leclerc është në sezonin e tij të parë me Ferrarin dhe ky rezultat është padyshim një ogur i mirë për të në të ardhmen.

Gjithsesi, edhe pse siguroi 7 “pole”, monogasku ka arritur vetëm në dy raste t’i kthejë ato paraqitje të mira të së shtunës në fitore ditën e diel: Në Spa dhe Monza.

Related posts

Rrëfehet Alioski pasi u përzu nga restoranti: Ishim duke biseduar shqip dhe pastaj vjen…

Delo.autor

KONTE TE INTER/ Materazzi lëshon thumbat e parë, ja çfarë thotë për ishin e Juves

Delo.autor

“PAS HUMBJES ME CITY-n”/ Klopp flet pas ndeshjes: Ne u paraqitëm shumë mirë dhe ajo ka vlerë

F.autor

Leave a Comment