Basketball Futboll Sport

MASAKROI GJYQTARIN ME GRUSHTE/ Përjashtohet përjetë basketbollisti Bruno Deliu (VIDEO)

Basketbolli shqiptar regjistroi të shtunën një prej ngjarjeve më të shëmtuara dhe të paprecedentë. Një skandal i vërtetë, që përgjaku parketin e pallatit të sportit “Ramazan Njala” të qytetit të Durrësit. Teksa luhej perioda e katërt e takimit ndërmjet Teutës dhe Tiranës, lojtari i Tiranës Bruno Daliu ushtroi një dhunë barbare ndaj gjyqtarit Jurgen Muho.

Daliu nuk ishte dakord me një vendim të gjyqtarit dhe humbi toruan duke lëshuar grushte mbi Muhon. Ky i fundit, me diferenca të ndjeshme fizike me lojtarin e Tiranës, përfundon i gjakosur dhe i shtrirë në tokë. Kështu shënohet incidenti i radhës i dhunës në aktivitetet sportive, të cilat jemi mësuar t’i shikojmë më shumë nëpër stadiume. Menjëherë pas kësaj këtij incidenti skandaloz, basketbollisti 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit.

Pas kësaj ngjarje skandaloze, Federata Shqiptare e Basketbollit vendosi të përjashtojë përbjetë basketbollistin e Tiranës, Bruno Deliu. Përveç dënimi nga Komisioni i Disiplinës, basketbollisti rrezikon të dënohet edhe me burg.

 

Related posts

PLAS TEK MAN UNITED/ POGBA injoron Murinjon, shkon në stërvitje dhe…

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Kukësi, Laçi dhe Egnatia me shumë afrime. Ja të gjitha lëvizjet e kryera deri tani në Kategorinë Superiore

F.autor

PARA “KUPËS SË MBRETIT”/ Sergio Ramos ndez ‘El Clasicon’ nga Instagrami (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment