Ditën e sotme, Polcia e Shtetit, njoftoi se kishte sekuestruar një çante me mjete piroteknike, e cila disponohej nga tifogrupi “Plisat” e Prishtinës, të cilët do të jenë të pranishëm ditën e sotme, në “Air Albania”, për sfidën ndaj Francës.
Pas lajmit të bërë publik nga policia ka reaguar edhe vetë tifogrupi, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka sqaruar të vërtetën e mjeteve piroteknike duke shkruar:
Sqarim për opinionin e gjerë.
Sot gjatë kalimit të kufirit, në doganë jemi ndaluar plot 4 orë nga Policia Shqiptare, nën pretekstin se posedojmë gjëra jo të lejueshme për ndeshjen Shqipëri-Francë.
Argumentet tona ishin të qarta:
-E posedonim kuponin fiskal të piroteknikës
-Nuk e kemi fshehur bagazhin me piroteknikë, por e kemi kaluar në procedura të rregullta.
-Qëllimi i piroteknikave ishte ndezja e tyre në qytet, e asesi brenda stadiumit.
Por, prap se prap gjithë këto për Policinë e Shtetit nuk ishin të mjaftueshme që ta vazhdonim rrugën tonë drejt Tiranës, dhe si rrjedhojë na janë konfiskuar 200 tymuese.
Një gjë është e qartë.
Dikujt i konvenon kjo – ju pengon prezenca jonë në përkrahje të kombëtares. Mendojnë se me intrigat e tyre mund të e ndalojnë kauzën tonë shumëvjeçare si PLISA.
Andaj, ju bëjmë me dije se.
Gjithë këto nuk do të na ndalin.
“SHQIPËRIA SHQIPTARËVE, JO E TRADHËTARVE”