Futboll Sport

PROJEKTOHET DINAMO E RE/ Ja prapaskenat marrëveshjes mes dretuesve të rinj dhe italianëve

Mbetet çështje ditësh kalimi i pronësisë së Dinamos nga presidenti Besnik Sulaj dhe administratori Ismet Saliaj te një kompani italiane e përfaqësuar nga biznesmeni Marko Pontreli. Procedurat juridike kanë pasur vonesa të vogla për shkak të disa detajeve, por “Panorama Sport” mëson se firma e zyrtarizimit të marrëveshjes është lënë për mesin e javës së ardhshme.

Avokatët e dy palëve kanë rënë dakord për hedhjen e firmës javën e ardhshme dhe atëherë do të bëhen të ditura edhe detajet e hollësishme në lidhje me administrimin italian të Dinamos.

LËVIZJE KONKRETE

Drejtuesit e rinj të klubit blu nuk duan të flasin para zyrtarizimit të marrëveshjes, por në fakt ata kanë lëvizur këto ditë, duke hedhur hapa konkretë në lidhje me administratën e re të Dinamos. Gazeta mëson se zyrat e Dinamos do të jenë te dy kullat përballë kryeministrisë, ndërkohë që po plotësohet stafi administrativ gradualisht.

Kjo është faza e parë e punës, pasi një klub futbolli duhet të ketë së pari rezidencën dhe administratën e tij, në mënyrë që të funksionojnë si duhet të gjitha hallkat. Stafit teknik i është bashkuar edhe trajneri i U-19-ës Olsi Uku, i cili e drejton skuadrën gjatë ndeshjeve zyrtare, pasi trajnerit Manzoni nuk i ka ardhur ende licenca.

dinamo dd

Për stërvitjen e Dinamos duhet thënë se do të vazhdojë në PezëHelmës, por nga drejtuesit e rinj po bëhen përpjekje për zhvendosjen e orarit për pasdite. Blutë janë stërvitur paradite deri tani, duke qenë se janë “persekutuar” nga oraret e skuadrave të shumta që stërviten aty. Disa lojtarë janë studentë dhe klubi nuk dëshiron t’i pengojë për shkollën.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Manchester City planifikon shkëmbimin Lautaro-Aguero

Delo.autor

GOL I ÇMENDUR/ Lojtarër si ROBOTA, 18 pasime, 11 lojtarë të përfshirë në aksion dhe…(VIDEO)

Isa.Autor

DISIPLINA MERR VENDIMET/ 4 dënime të ashpra tek Albpetroli, klubi i Kategorisë të Dytë humbet ndeshjen në tavolinë

Delo.autor

Leave a Comment