Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“RRAHMANI MJESHTËR I TOPAVE, STRAKOSHA NË FORMË”/ Ja si vlerësohen shqiptarët tek ekipet e tyre në Serie A

Tre ishin lojtarët shqiptar që luajtën me ekipet e tyre në Serie A, në ndeshjet e orës 15:00.

Në ndeshjen Helas Verona-Fiorentina, Amir Rrahmani ishte një nga futbollistët më të mirë në fushë, teksa “Tuttomercatoweb”, e vlerëson mbrojtësin me notën 6.5. “Një gjigand në mbrojtje, dhe një mjeshtër i topave në ajër. Gjithashtu nuk i la asnjë hapësirë Riberisë, dhe ishte më i miri nga lojtarët në repartin e mbrojtjes.”, shkruhet në vlerësimin për mbrojtësin.emanuele ndoj

Bresha u mposht nga Roma me rezultatin 3-0, teksa mesfushori Emanuele Ndoj vlerësohet me notën 5.5. “Mban shumë mirë mesfushën në 45 minutat e para, duke bllokuar mesfushorët e Romës. Në pjesën e dytë vuan presionin e sulmeve verdhekuqe, dhe zëvendësohet në minutën e 62’.”Roma-Lazio-Strakosha

Lacio mposhti me rezultatin 2-1 Sausuolon, me Strakoshën që u vlerësua me notën 6 nga “Tuttomercatoweb”. “Mund të kishte bërë më shumë në golin e parë të kundërshtarit. Pjesën tjetër kishte një performancë të mirë dhe të kujdesshme.”

Related posts

2 GOLA NË 2 MINUTA/ Lukaku dhe Gagliardini çojnë “San Siron” në peshë, ja “PERLAT” (VIDEO)

Delo.autor

Napoli shfaq interes për portierin e Arsenalit

Sadik.Autor

Pak para fundit, Polonia shkurton diferencat kundër Senegalit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment