Basketball Sport

TËRMETI SHKUNDI SHQIPËRINË/ Basketbollisti kosovar ofron strehim për familje 8-anëtarëshe nga Shqipëria

Basketbollisti i Rahovecit, Leonard Mekaj, ka bërë të ditur se familja e tij është e gatshme të ofrojë strehim dhe të gjitha gjërat elementare ndonjë familjeje 8-anëtarëshe të prekur nga tërmetet në Shqipëri.

Gjatë ditës së marte, 15 persona kanë humbur jetën dhe mbi 600 janë lënduar nga disa tërmete të fuqishme që kanë goditur Shqipërinë.

Këto lëkundje kanë shkaktuar panik në mesin e qytetarëve. Për t’u ndihmuar atyre, Leonard Mekaj dhe familja e tij është shprehur e gatshme t’i hapë dyert e shtëpisë për ndonjë familje 8-anëtarëshe nga Shqipëria.

“Në këto momente te vështira e të fatkeqësisë të popullit tonë në Shqipëri ne si Familje ndjejmë obligim dhe dëshirë te ofrojmë strehim për familje 8-anëtareshe, po ashtu dhe rroba, veshmbathje e gjera elementare. Zoti qoftë me ju. Nr kontaktues +38349667648”, shkroi Mekaj në llogarinë e tij në Facebook.

Tërmeti i parë i fuqishëm i magnitudës 6.4 goditi Shqipërinë rreth orës 03:50 të ditës së martë dhe kishte epiqendrën në Detin Adriatik, 40 km larg kryeqytetit, Tiranës dhe 10 km në veri të Durrësit.

Deri tani raportohet për disa pallate të shembura në qytetin e Durrësit dhe fshatin Thumanë dhe dhjetëra familje kanë mbetur nën rrënoja, ndërsa qytetarët dhe ekipet e shpëtimit po tentojnë të ndihmojnë banorët e bllokuar.

Related posts

Nga “BRSS” në “Rusi”/ Emri mbetet “ogur i zi” për organizatorët të cilët kanë dështuar në çdo Botëror

Sadik.Autor

Ish-futbollisti i Interit harron xhelozinë, tani i jep “like” fotove të gruas në… (FOTO)

Isa.Autor

Spalletti injoron keq Icardin: Nuk më intereson më…

Delo.autor

Leave a Comment