Futboll Seria A Sport

“DISFATA KUNDËR LAZIOS NA BËRI MIRË”/ Zbulon veterani Buffon: Juventus ka gjetur sërish…

Portieri veteran Gianluigi Buffon ka thënë se disfata kundër Lazios e ka ndihmuar Juventusit pasi që bardhezinjtë tani e kanë gjetur sërish entuziazmin që e kishin humbur, para takimit mes dy skuadrave sërish në Superkupën e Italisë.

Zonja e Vjetër përballet me bardhekaltritvetëm dy javë pasi dyshja ishte përballur në Serie A në Stadio Olimpico. Gianluigi Buffoni thotë se Juventusi është i vetëdijshëm se sa i miri është kundërshtari.

“Gjërat nuk shkuan ashtu siç deshën para dy javësh, por ne nuk e merituam të humbasim. Kjo disfatë ishte rezultat i incidenteve negative, në disa raste kishte pasur ndeshje që s’e meritonim të fitonim por e arritëm këtë në minutën e 94-të”, ka thënë Buffoni për Corriere dello Sport.

Lazio radhitet në pozitën e tretë në tabelën e Serisë A dhe është vetëm gjashtë pikë prapa liderit Juventus, me një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Ata e kanë një skuadër të shkëlqyeshme, që ka cilësi të mrekullueshme dhe individë të rëndësishëm. Në repartin e sulmit, ata janë shumë të rrezikshëm. Ne e respektojmë kundërshtarin tonë, por jam i sigurt se edhe ata na respektojnë neve”.

“Ne e kemi zbuluar sërish entuziazmin që e humbëm kur pësuam disfatë kundër Lazios. Jemi kthyer në krye të tabelës dhe po e dëshmojmë vullnetin tonë të madh”.

Related posts

Panucci i dëshpëruar: I dhuruam dy gola Skocisë, kemi limitet tona në mbrojtje

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Minuta spektakolare në Mynih, portieri Donnarumma bën heroin tek “Azurrët” (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ KAKA i rikthehet futbollit të luajtur, pranë firmës me SUPER KLUBIN ITALIAN

Isa.Autor

Leave a Comment