Basketball Futboll Sport Të tjera

EMOCIONUESE/ Topi fluturon mbi tabelë dhe ndalet tek numri i fanellës së Kobe Bryant (VIDEO)

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në ndeshjen e basketbollit ndërmjet Toronto Raptors – San Antonio Spurs në NBA.

Si fillim në këtë ndeshje u fillua me shkelje të rregullës së finalizimit të aksionit prej 24 sekondash për nderë të numrit 24 të Bryant.

Mirëpo, një moment mjaft i pazakontë ndodhi në tentimin e parë për tri pikë.

Topi preku rrethin e koshit dhe më pas kaloi mbi tabelë duke u ndalur tek sinjalizuesi i sekondave të sulmit, ku figuronte numri 24, numri i Kobe Bryant.

Edhe topi e ‘donte’ Koben, ishte komenti që u pa më shumë në rrjetet sociale pas kësaj ndodhie.

Related posts

“US OPEN”/ Grand Slam me surpriza, ja tenistet që sigurojnë fazën çerekfinale

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ 30 milionë euro plus një lojtar, gati oferta e Juventus për yllin e rivalëve

Delo.autor

NDODH EDHE KËSHTU/ Policia angleze arreston ish-mbrojtësin e Arsenal…

Isa.Autor

Leave a Comment