Formula 1 Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Fotot e vjedhura të Schumacher, në shitje për 1 milion euro

Spekulimet dhe hipotezat e rrethojnë jetën e Michael Schumacher, prej 6 vitesh në koma, me mjekët që tentojnë një rehabilitim të vështirë. Kujtojmë se kampioni i madh i Formula 1 u aksidentua gjatë skijimit, më 29 dhjetor 2013, në Meribel (Francë) dhe prej asaj kohe nuk dihet situata e tij reale shëndetësore. Për pasojë, misteri për situatën që po kalon, pas 6 vitesh në koma, i mbajtur në këtë botë me aparatura, është i madh. Sipas tabloidit britanik “The Mirror”, disa fotografi të “Schumi” në situatën aktuale shëndetësore, të përcaktuara si “makabër”, të vjedhura brenda shtëpisë së tij në Zvicër, ku po kryen rehabilitimin, janë ofruar në shitje për shumën e 1 milion stërlinave.

Nëse publikohen fotot në fjalë, për shtatë herë kampionin botëror të F1 do të ishte një shkelje shumë e rëndë e intimitetit, përkundër protokollit të konfidencialitetit të ngurtë dhe të rreptë të krijuar nga familja përreth tij. Gruaja e Michael, Corinna, menjëherë ndërmori veprime për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e ish-pilotit të “Ferrari” dhe “Mercedes”, duke iu drejtuar avokatëve të tij dhe policisë zvicerane për të mos lejuar botimin e këtyre fotove, duke nxitur kështu spekulime të mëtejshme për kushtet reale.

Gjendja shëndetësore e “Schumi” mbetet e panjohur. Informacioni kryesor mbetet buletini i lëshuar nga spitali në Grenoble, referuar ditëve të shtrimit në këtë spital, 6 vite më parë, i cili raportonte për dëme të përhapura në tru. Që atëherë, shpresat dhe zhgënjimet janë alternuar me njëra-tjetrën, por asnjë informacion i saktë. Në shtator, Schumacher u transportua në fshehtësi, me një kordon sigurie të denjë për një kryetar shteti, në spitalin “Georges Pompidou” në Paris, për t’iu nënshtruar një trajtimi qelizash burimore, të praktikuar nga profesor Philippe Menasché. Synimi ishte për një veprim “anti-inflamator sistematik”.

Që nga aksidenti fatal në ski, me kampionin e madh që u përplas fort (me kokë) me shkëmbinjtë, lajmet për gjendjen e tij janë veshur gjithmonë me mister. “Schumi” dihet që iu është nënshtruar dy operacioneve, ka kaluar katër javë në gjendje kome artificiale dhe disa muaj nën kujdes intensiv. Ai e la spitalin e Grenoble për spitalin “Vaud” në Lozanë, qershorin e vitit 2014. Më pas do të kthehej në shtëpinë e tij zvicerane, në Gland, në brigjet e Liqenit të Gjenevës. Vila e tij është shndërruar në një qendër trajtimi të teknologjisë së lartë, por edhe pse është kthyer në një bunker të paarritshëm, me vizita të zgjedhura me kujdes nga gruaja, Corinna, dhe familja, duket se kanë rrjedhur disa foto. Këto të fundit tregojnë qartë gjendjen e vërtetë shëndetësore të kampionit, nëse publikohen.

Related posts

Pas shqiponjës së Xhakës, shikoni tifozët serbë çfarë po bëjnë

Sadik.Autor

ETO’O kritikon NEYMAR: Duhet punojë fort, si CAVANI dhe MBAPPE, për të fituar…

Isa.Autor

“GJELAT PREKIN TOKAT SHQIPTARE”/ Kombëtarja e Francës mbërrin në Shqipëri

Delo.autor

Leave a Comment