Futboll Premier League Sport

LIVERPOOL PËR REKORD NË PREMIER/ Trajneri Klopp: Më vjen për të vjellë kur dëgjoj…

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka dashur të frenojë entuziazmin pas fitores 2-1 kundër Wolves, që ka lejuar Të Kuqtë të thellojnë me 16 pikë diferencën me Manchester City-n me akoma një ndeshje për të rikuperuar.

Megjithatë, trajneri gjerman nuk do të dëgjojë se lufta për titull në Premier League është e mbyllur. “Do të mbarojë kur të mbarojë. Jo më parë. Pse duhet të mendojmë që tani për titullin? Mesazhi që mund të humbasim gjashtë ndeshje dhe ta fitojmë gjithsesi titullin më bën për të vjellë vetëm kur e dëgjoj, të them të drejtën”, ka qenë deklarata e Klopp pas ndeshjes.

“Për këtë arsye duhet të vazhdojmë përpara të përqendruar sepse kemi një kalendar të vështirë: Shewsbury të dielën, West Ham-in të mërkurën, Southampton-in të shtunën. Është e vështirë. Dhe duhet të gjejmë zgjidhje të ndryshme për ndeshje të ndryshme. Duhet të punojmë”. Telesport

Related posts

E PABESUESHME/ Milan PËRMBYS Parmën dhe “KAP” Championsin (VIDEO)

Isa.Autor

MILANI NË FESTË/ Leonardo ndez ëndrrat e tifozëve: IBRA? Nuk po flasim vetëm me atë

Isa.Autor

PREZANTOHET TEK BAYERN MUNICH/ Mbrojtësi Richards: Është një ëndërr që kthehet në realitet, jam krenar që…

Delo.autor

Leave a Comment