Futboll Shqipëri Sport

MIQËSORJA E YJEVE NË “AIR ALBANIA”/ Zbulohet axhenda e ndeshjes së bamirësisë, ja të ftuarit special

“Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”. Kjo është motoja e ndeshjes miqësore që yjet e Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë do të luajnë mes tyre nesër në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”.

sas

Ky aktivitet zhvillohet për qëllime bamirësie, pasi të ardhurat që do të sigurohen nga shitja e biletave do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor.

Çmimet e biletave për këtë eveniment janë nga 5 mijë lekë të vjetër deri në 100 mijë lekë të vjetër. Do të zhvillohen 3 ndeshje nga 30 minuta, fillimisht dy gjysmëfinale, që më pas do të nxjerrin edhe finalen.

Ndërkaq muzika nuk do të mungojë në këtë eveniment dhe janë zbuluar emrat e tyre. Reperi Mc Kresha, Dj Vin Veli dhe FINEM, janë të ftuarit e FSHF-së dhe ata që pritet të ndezin atmosferën përpara nisjes së ndeshjeve miqësore.

 

Related posts

Derbi me pasoja për REALIN/ “Galaktikët” humbasin dy yje të tjerë për Championsin

Isa.Autor

I MJAFTOJNË 5 MINUTA LOJË/ Richarlison zhbllokon sfidën ndaj Chelseat, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

E pabesueshme. Mahrez detyrohet të heqë dorë nga futbolli në moshën 27-vjeçare

Q.Autor

Leave a Comment