Basketball Sport

NBA/ Lakers nuk njohin pengesa në Perëndim, humbasin kampionët e Toronto

Skuadra e Lakers konsolidon pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 117-87 ndaj New York, ndeshje e komanduar nga skuadra kaliforniane. LeBron James ishte më i miri në fushë, duke shënuar 31 pikë, ndërsa te New York mungoi lojtari lider. Pas kohës shtesë fiton ekipi i Oklahomës, që mundi 111-103 Brooklyn, ndeshje me rivalitet dhe emocione gjatë gjithë kohës. Paul me 28 pikë e Gilgeos me 22 pikë ishin më të mirët për Oklahomën, duke i bërë të pavlefshme 21 pikët e Prince për Brooklyn.

Humbet edhe skuadra kampione e Toronto, që u mund 101-99 nga Portland, sfidë në përgjithësi e dominuar nga miqtë. Kanadezët bënë një ndeshje të dobët, ku u dallua vetëm Lowry, me 24 pikë e 10 asist, por që s’mjaftuan. Për Portland u dallua veterani Carmelo Anthony, që realizoi 28 pikë. Skuadra e Detroit, falë 47 pikëve të dyshes Rose-Drummond mundi 115-113 rivalët e Cleveland, ndërsa Memphis triumfoi 119-112 ndaj Minnesota, ndeshje ku u dalluan Brokls me 28 pikë e Morant me 25 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Detroit, 113-115

Toronto – Portland, 99-101

Brooklyn – Oklahoma, 103-111

Memphis – Minnesota, 119-112

Phoenix – Sacramento, 103-114

Lakers – New York, 117-87

Related posts

STARTON SEZONI 2021-2022 I SERISË A/ Kampionët ngrenë siparin, Interi është rekordmen i pjesëmarrjeve

Delo.autor

MILAN-JUVENTUS/ Kthimi në kohë në 2012 dhe ribashkimi me Rey Manaj

Delo.autor

Guangzhou interesohet për mesfushorin e Napolit

Sadik.Autor

Leave a Comment