Basketball Sport

BASKETBOLL/ Flamurtari i pathyeshëm në kampionat, siguron fitoren e radhës

Flamurtari koleksionon fitoren e radhës në Kampionatin Kombëtar në Basketboll për femra, duke mundur 111-66 Studentin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të. Suksesi i 14-të për basketbollistet vlonjate, të pandalshme këtë sezon, duke kryesuar renditjen me 28 pikë të plota.

Fiton edhe Partizani, që mundi 83-61 Vllazninë në “Asllan Rusi”, duke ndjekur hapin e vlonjateve. Pa probleme fituan këtë javë edhe Tirana e Elbasani, që triumfuan respektivisht ndaj Apolonisë dhe Kamza Basket. Gjithsesi, beteja për një vend në katërshe vazhdon të jetë e fortë.

Basketboll – Kategoria e Parë Femra, java e 14-të

Studenti – Flamurtari, 66-111

Elbasani – Kamza Basket, 95-45

Apolonia – Tirana, 56-80

Partizani – Vllaznia, 83-61

Renditja: Flamurtari 28 pikë, Partizani 25 pikë, Tirana 23 pikë, Vllaznia 22 pikë, Studenti 22 pikë, Elbasani 18 pikë, Apolonia 16 pikë, Kamza Basket 14 pikë.

Related posts

YJET E INTERIT NË ANKAND/ Nga Barella te Brozovic, vërshojnë ofertat

F.autor

I KOPJOI FESTIMIN/ Del Piero: Do detyroj Vlahovic të më paguajë një darkë

Delo.autor

Neymar për Iniesta: Të adhurova nga larg, u dashurova me futbollin tënd!

Sadik.Autor

Leave a Comment