Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA PUBLIKON ÇMIMET/ Ja sa kushtojnë biletat për sfidën ndaj “Korçarëve”

Nuk ka më dyshime. Supersfida e javës mes Tiranës dhe Skënderbeut do të zhvillohet në stadiumin e ri “Air Albania”. Lajmi është konfirmuar së fundmi nga klubi bardhe, i cili ka njoftuar gjithashtu se nga sot ka nisur shitja e biletave tek dyqani i “FSHF”-së, pranë ambasadës amerikane.

Tifozeria bardheblu ka në dispozicion tribunën qendrore (W), tribunën karshi (E) dhe tribunën mbas portës nga ana e qytetit ( N ). Tifozeria mike do të ketë në dispozicionin tribunën nga liqeni (V). Për sa i përket çmimeve, bileta më e lirë kushton 500 lekë të reja, ndërkohë që më e shtrenjta kushton 3000 lekë të reja.

BILETAT-AIR-ALBANIA-1536x1536

NJOFTIMI I KLUBIT: 

Ka nisur sot shitja e biletave tek dyqani “FSHF”, për ndeshjen e rradhës KF Tirana – KF Skënderbeu, ndërkohë nga nesër nis shitja në pikat e tjera.

Pikat e shitjes:

1. Biletaria “Selman Stërmasi” 09:00-19:00
2. Dyqani FSHF tek “Rruga Elbasani” 10:00-18:00
3. Biletaria në krah të Neptun “9 Katëshet”
4. Ish-Fusha Aviacionit godina 14-15 “All in One”
5. Online https://ebileta.al

➡️ Tifozeria bardheblu ka në dispozicion tribunën qëndrore (W), tribunën karshi (E) dhe tribunën mbas portës nga ana e qytetit ( N ). Tifozeria mike do të ketë në dispozicionin tribunën nga liqeni (V).

🔵 Shënim: Të gjithë personat e pajisur me abone sezonale do të kontaktohen nga klubi për paisjen me biletë në sektorin ku kanë abonenë.

Related posts

SULMUESI QË TË KA VENDOSUR NË VËSHTIRËSI? Cannavaro surprizon me përgjigjen: Luante me Bologna-n dhe ishte…

Delo.autor

Griezmann shënon golin më të shpejtë, vetëm 25 sekonda (VIDEO)

Q.Autor

ZYRTARE/ Hap i madh në karrierë, talenti i Kombëtares U-19 arrin marrëveshjen me klubin e Premier…

Delo.autor

Leave a Comment