Basketball Sport

CEREMONIA PËRKUJTIMORE NË NDERIM TË KOBE BRYANT/ Vanessa: Jetoni të qetë në Parajsë dhe argëtohuni (VIDEO)

Në stadiumin “Staples Center” të Los Anxhelosit u zhvillua ceremonia përkujtimore në nderim të Kobe Bryant, ish-basketbollisti i Lakers, që humbi jetën gati një muaj më parë në një aksident me helikopter. Në atë aksident humbën jetën 9 persona e mes tyre edhe Gianna Bryant, vajza 13-vjeçare e Kobe Bryant.

Në këtë ceremoni të hapur për publikun ishte edhe Vanessa Bryant, bashkëshortja e Kobe, e cila ndër të tjera tha: “Zoti e dinte që ata të dy (Kobe dhe Gianna) nuk mund të qëndronim në tokë pa njëri-tjetrin, ndaj i mori së bashku me vete. Kobe, kujdesu për Gianna, ndërsa unë do të kujdesem për Natalia, Bianka dhe Capri. Jemi ende skuadra më e mirë”.

“Ju duam dhe na mungoni shumë. Jetoni të qetë në Parajsë dhe argëtohuni. Një ditë do të takohemi sërish. Ju duam dhe na mungoni shumë”, tha Vanessa Bryant, ndërkohë që të gjithë fansat e Bryant e Lakers u çuan në këmbë duke duartrokitur.

Related posts

U TRANSFERUA ME “BUJË” TË MADHE/ Ferran Torres ende nuk mund të luaj në La Liga, ja shkaku…

Delo.autor

“TI JE K*RVË”/ Wanda Nara ka në dorë videot e s*ksit që aktorja përvëluese i çonte Icardit (FOTOT)

Delo.autor

GODITJE DËNIMI NGA 30 METRA DISTANCË/ Neymar një gjeni, shtylla shpëton Leipzig! (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment