Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Juventus synon të marrë shërbimet e mbrojtësit Van Dijk, ja oferta “faraonike”

Liga e Kampioneve është trofeu që Juventusi e dëshiron prej shumë vitesh. Pavarësisht se blenë Kristiano Ronaldon në verën e vitit 2018, bardhezinjtë besojnë se kanë ende nevojë për përforcime të fuqishme në skuadër.

Media britanike “The Sun” raporton se “Zonja e Vjetër” ofron 178 milionë € për qendërmbrojtësin e Liverpulit Virxhil Van Dajk. Holandezi konsiderohet si njëri prej çelësave të duhur për t’i dhënë karakter kampioni skuadrës së Mauricio Sarrit në Europë.

Lidershipi, vendosmëria dhe vetbesimi janë cilësitë që Van Dajk i zotëron më së miri dhe fakti që po ndihmon Liverpulin në një tjetër sezon fantastik, i bën drejtuesit e Juventusit të besojnë se shtatlarti holandez do të japë kontribut vital për të marrë Ligën e Kampioneve pas mëse 20 vitesh.

Por, Van Dajk ndihet mëse i lumtur te Liverpuli dhe Juventusi duhet të paguajë dhe prishjen e klauzolës së holandezit. Kontrata e tij me “të kuqtë” skadon në vitin 2023.

Related posts

SUPERIORJA ËSHTË SHUMË AFËR/ Klubi i Kategorisë së Parë me stadium modern (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

NBA/ Davis nxjerr Lakers nga telashet, vijon kriza për Brooklyn

Delo.autor

U ANULUA PËR SHKAK TË COVID-19/ Gjykata sportive merr vendimin për ndeshjen Bolonja-Inter

Delo.autor

Leave a Comment