Futboll Seria A Sport

“JUVENTUS LUAN SHUMË NGADALË”/ Capello: Championsi nuk fitohet kështu!

Kreu (i vetmuar) i renditjes është rikuperuar, por pavarësisht kësaj, shumë prej specialistëve italianë kanë thënë se Juventusi aktual nuk është në lartësinë e sezoneve të fundit. Ekziston ndjenja se loja e kërkuar nga Maurizio Sarri nuk është asimiluar ende plotësisht nga bardhezinjtë. Nëse në Itali vazhdon të fitojë falë epërsisë së mirënjohur, në Europë gjërat mund të shkojnë ndryshe për “Zonjën e Vjetër”. Fabio Capello është i bindur për këtë. Duke folur në mikrofonat e “Sky”, ai shpjegoi sesi bardhezinjtë duhet të luajnë më shpejt për të patur shanse më të mira në Ligën e Kampionëve: 

“Juventusi po luan ngadalë, ritmet e tij nuk janë ato të Ligës së Kampionëve. Ju duhet një shpejtësi më e lartë, sepse ky është çelësi i gjithçkaje në Champions. Cilësia është aty, Juventusi ka lojtarë të shkëlqyer. Kthimi i Chiellini do të jetë thelbësor, ai përcjell pozitivitet. Lyon do të jetë një kundërshtar i pakëndshëm”. Bardhezinjtë do të kthehen në Champions më 26 shkurt, për të sfiduar Lyon në Francë, në ndeshjen e parë të 1/8 finale.

Related posts

ZYRTARE/ Largohet lojtari i parë nga Milan, ish-futbollisti “kuqezi” firmos me klubin…

Delo.autor

PESË VJET NGA AKSIDENTI I FRIKSHËM/ Kryepeshkopi zbulon detaje nga gjendja shëndetësore e Schumacher

Delo.autor

SPEKATAKOLARE/ Merr formë “Arena Kombëtare”, FSHF publikon pamjet e impiantit

Isa.Autor

Leave a Comment