Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Koronavirusi “infekton” edhe Ferrarin, “kokëkuqja” merr masën ekstreme

Coronavirus tashmë është kthyer në një panik në Itali, aq sa skuadra Ferrari ka vendosur të mbyllë dyert e saj. Skuadra nga Maranello ka marrë masa ekstreme për të parandaluar që kjo sëmundje të prekë punonjësit e saj. Është vendosur që Ferrari të pezullojë pa afat të gjitha vizitat në fabrikë dhe dy muzetë e saj, në Maranello dhe Modena.

Nga kjo masë pritet të preket edhe pjesë e personelit që udhëton me skuadrën në pistat e ndryshme në botë. Ferrari po mendon që disa inxhinierë të mos udhëtojnë me skuadrën, por ta kryejnë punën e tyre direkt nga fabrika. Këtë javë do të vazhdojnë testet në Montmelo, ndërsa gara e parë zhvillohet në Melburn më 15 mars.

Në fabrikë do të punohet kështu me dyer të mbyllura për të ndërtuar një Ferrari të shpejtë dhe konkurrues këtë sezon të Formula 1, pas zhgënjimit në sesionin e parë të testeve, ku makina italiane u paraqit dobët. Situata monitorohet me kujdes dhe nuk do të lejohet të hyjnë në fabrikë as punonjësit që së fundi kanë qenë në zonat e prekura nga coronavirus.

Related posts

“SEX TAPE” DHE SHANTAZH NDAJ MODELES/ E dashura e yllit të Totenhemit përfundon në gjykatë

Delo.autor

E BUJSHME/ PSG ka gati 75 milionë euro për një SUPER TALENT 22-vjeçar

Isa.Autor

Hamilton “thumbon” Vettel/ Ferrari ende më i shpejtë, por pilotët e saj gabojnë shumë

Isa.Autor

Leave a Comment