Sport Të tjera

FORMULA E/ Frikë nga “coronavirus”, piloti përfundon 2 javë në karantinë

Formula E nuk po kalon një moment të mirë. Javën e kaluar u anullua gara e radhës e këtij kampionati, që duhej të zhvillohej në Sanya të Kinës për shkak të “coronavirus”. Ndërkohë që, sot, një pilot kinez që garon në këtë sport ka përfunduar në karantinë.

Ai është Ma Qing Hua, që ka lënë vendlindjen e tij dhe ka mbërritur dje në Meksikë për një garë që do të zhvillohet aty më 15 shkurt. Menjëherë pasi ka zbarkuar në Meksikë ai është vënë në karantinë dhe do të qëndrojë i izoluar për 14 ditë, deri ditën e garës.

Lajmin e konfirmoi ekipi i pilotit kinez, NIO 333: “Të gjithë anëtarët e skuadrës janë në gjendje të mirë dhe kanë zbatuar vendimin e qeverisë kineze, duke qenë në shtëpi. Për të evituar ndonjë problem në bokse, Ma Qing Hua do të qëndrojë në karantinë deri sa të nisë gara”.

Related posts

“VUAJTJET E NJERËZVE NUK…”/ Aktorja italiane u nda nga Allegri, vajza e saj shpërthen keq në rrjetet sociale

Delo.autor

Formacionet e mundshme/ Irani luan kundër Marokut

Sadik.Autor

SFIDA E KTHIMIT NË EUROPA LEAGUE/ Spalletti: Ankesat nuk na kualifikojnë, kemi nevojë

Delo.autor

Leave a Comment