Futboll Seria A Sport

INTER RIFITON KAPITENIN/ Ja kush do të jetë kundër Kampionëve të Italisë

Juventus-Inter është një superfidë e rëndësishme për titullin, megjithëse, sipas të gjitha gjasave, do të luhet në një stadium pa tifozë. Zyrtarizimi i këtij vendimi mungon ende, ndërsa pritshmëritë e kësaj ndeshjeje të javës së 26-të të Serie A janë shumë të mëdha. Gjithsesi, pas ngjarjeve të njohura në Itali, që lidhen me “Coronavirus”, në plan të parë del shëndeti publik.

Për këtë transfertë, zikaltrit do të kenë gati një prej lojtarëve të tyre simbolikë. Kapiteni Handanovic duket se e ka kaluar dëmtimin e gishtit të vogël të dorës së majtë, ndaj pritet të riktehet në portë. Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport’, sot ose nesër, “mbrojtësi ekstrem” slloven do t’iu nënshtrohet provave përkatëse mjekësore, të cilat, sipas të gjitha gjasave, do të përcaktojnë rikuperimin e tij të plotë në funksion të një prej ndeshjeve më vendimtare të të gjithë sezonit.

Handanovic duhet të kthehet në stërvitje me grupin midis të premtes dhe të shtunës, në mënyrë që të jetë i gatshëm për mbrëmjen e së dielës dhe të zërë vendin e Daniele Padelli, i kritikuar për disa paraqitje, që nuk konsiderohen si më të mirat. Një rikuperim i shumëpritur për Antonio Conte, i cili do të ketë më pak shpërqendrim në Torino, falë mungesës së tifozëve bardhezinj, që aq shumë e mbështetën gjatë viteve të kaluara, duke mbrojtur ngjyrat e Juventusit. E diela, megjithatë, do të jetë një histori tjetër.

Related posts

Lajm i madh për Seria A/ Ish-lojtari i Juventusit pranë firmës me klubin milanez

Isa.Autor

“LARGIMI IM, LAJM I RREMË”/ Marotta: Më mërzit fakti që Kumbulla zgjodhi Shqipërinë

Delo.autor

KUKËSI FITON PENALLTI PËRBALLË PARTIZANIT/ Shikoni ekzekutimin nga Shkurtaj (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment