Futboll La Liga Sport

MESSI MBETET MË I PAGUARI NË BOTË/ Simeone merr 2 milionë më tepër se Zidane (LISTA E PAGAVE)

Argjentinasi i Barcelonës, Lionel Messi, mbetet futbollisti më i paguar në botë, përpara portugezit të Juventusit, Cristiano Ronaldo, sipas klasifikimit të pagave, të publikuar të premten nga “L’Equipe”. Sipas prestigjiozes franceze, Messi ka një pagë prej 8.3 milionë euro bruto në muaj, në krahasim me 4.5 që merr Ronaldo nga klubi torinez, për të cilin firmosi një vit e gjysmë më parë. Të dy e tejkalojnë brazilianin e PSG, Neymar, më i paguari në Francë, me pak më shumë se 3 milionë euro në muaj, shumë përpara shokut të tij të skuadrës, francezit Kylian Mbappé, i cili nuk arrin 2 milionë euro në muaj. Pas kapitenit të Barçës vijnë francezi Antoine Griezmann dhe uruguajani Luis Suarez, të dy me diçka më pak se 3 milionë euro në muaj. Dy lojtarët e Real Madridit, uellsiani Gareth Bale dhe belgu Eden Hazard, i ndjekin ata në La Liga me 2.5 milionë euro bruto në muaj.

Futbollistët më të paguar në botë
1. Messi: 8,3 milionë euro bruto në muaj
2. Cristiano Ronaldo: 4,5 milionë euro
3. Neymar: 3 milionë euro
4. Griezmann: 3 milionë euro
5. Luis Suárez: 3 milionë euro
6. Bale: 2,5 milionë euro
7. Hazard: 2,5 milionë euro
8. Mbappé: 1,9 milionë euro

De Gea, lider në Premier League
Kjo listë nxjerr në pah se portieri spanjoll i Manchester United, David de Gea, është lojtari më i paguar në Angli, me 1.76 milionë euro në muaj, përpara gjermanit të Arsenalit, Mesut Ozil, dhe belgut të Manchester City, Kevin de Bruyne, të dy me nga 1.64 milionë. Në Gjermani, polaku i Bayern Munich, Robert Lewandowski, dhe partneri i tij brazilian, Coutinho, i huazuar nga Barcelona, fusin në xhep pagat më të larta, nga 1.66 milionë euro në muaj secili. Te Juventusi, Gonzalo Higuaín dhe Paolo Dybala, me 1.09 dhe 1.06 milionë euro në muaj, ndjekin Ronaldon si lojtarin më të paguar në Itali.

Diego Simeone, argjentinasi i Atlético Madridit, rikonfirmohet si trajneri më i paguar, me 3.6 milionë euro bruto në muaj, përpara spanjollit të Manchester City, Pep Guardiola, me 1.94 milionë euro. Ato ndiqen nga dy trajnerë të Premier League, portugezi i Tottenham, José Mourinho, dhe gjermani i Liverpool, Jurgen Klopp, të dy me 1.46 milionë euro në muaj.

Trajnerët më të paguar në botë
1. Simeone: 3,6 milionë euro bruto në muaj
2. Guardiola: 1,94 milionë euro
3. Mourinho: 1,46 milionë euro
4. Klopp: 1,46 milionë euro
5. Zidane: 1,4 milionë euro
6. Antonio Conte: 1,38 milionë euro

Francezi i Real Madridit, Zinedine Zidane, me 1.4 milionë euro në muaj, e tejkalon paksa italianin e Interit, Antonio Conte, me 1.38 milionë euro, ndërsa Quique Setién, i mbërritur së fundi te Barcelona, fiton 500.000 euro bruto në muaj, sipas “L’Équipe”.

Related posts

TRAGJEDIA NË GENOA/ Shikoni KARIKATURËN e ditës që bashkoi tifozët e skuadrave rivale (FOTO)

Isa.Autor

MANCINI I KRAHASOI UELLSIANËT ME STOKE CITY/ Gareth Bale ironizon: Kurrë nuk e kam ditur që…

Delo.autor

“KLUBI DUHET TA LËRË NEYMAR TË LARGOHET”/ Flet Marco Verratti: Nuk mund të mbash në ekip një…

Delo.autor

Leave a Comment