Basketball Sport

NBA/ Boston mposht Clippers psa dy kohëve shtesë dhe prek play off-in

Pas dy kohëve shtesë, skuadra e Boston fitoi 141-133 ndaj Clippers, duke ndalur hovin e ekipit nga Los Anxhelosi. Ndeshje me rivalitet dhe emocione gjatë gjithë kohës, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Në fund triumfoi skuadra e Celtics, ku u dallua Jayson Tatum, autor i 39 pikëve, mbështetur edhe nga Smart me 31 pikë. Për Clippers, mirë u paraqit Leonard, me 28 pikë e 11 rebound, por që mbetën për statistikë.

Mjaft e fortë dhe me emocione edhe sfida tjetër e luajtur sot në NBA, ku Oklahoma mundi 123-118 New Orleans. Sfidë e hapur deri në fund, ku për Oklahomën u dallua Gallinari, autor i 29 pikëve, ndërkohë që 45 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Për New Orleans u dallua Zion Williamsson, me 32 pikë, por që mbetën për statistikë.

Related posts

“SHQIPËRI SKUADËR MEMECE”/ Veseli i kundërpërgjigjet ASHPËR deklaratës së Panuccit

Isa.Autor

SFIDA NDAJ SAMPDORIAS/ Një tjetër rekord për Simone Inzaghin, vetëm Conte ka fituar më shumë

Delo.autor

E PAPRITUR/ Arbitroi takimin e Crotone-Juventus, gjyqtarin italian e dërgojnë në Serinë B

Delo.autor

Leave a Comment