Futboll La Liga Sport

PAS PËRPLASJES PUBLIKE ME “PLESHTIN”/ Ja arsyet përse Abidali i shpëtoi shkarkimit

Eric Abidal i shpëtoi shkarkimit nga posti i sekretarit teknik të Barcelonës, një ditë pasi komentet e tij e zemëruar dhe e detyruar kapitenin e klubit katalonas, Lionel Messi, t’i reagojë atij ashpër dhe publikisht duke e kundërshtuar. Por, ekzistojnë tri arsye kyçe përse Abidal mbetet pjesë e drejtorisë sportive të Barçës. Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, vendosi kundër shkarkimit të Abidalit pas një takimi dyorësh me të dhe me shefin ekzekutiv të klubit, Carscar Frau, të mërkurën. Bartomeu ka qenë në kontakt me dy protagonistët e kësaj zënke që prej ditës së djeshme, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje pozitive në interes të klubit, duke qenë se francezi është në proces të gjetjes së një sulmuesi të ri për ta sjellë në Camp Nou pas lëndimeve të rënda që Luis Suarez dhe Ousmane Dembele i pësuan së fundmi.

Mundo Deportivo jep arsyet kyçe për mos shkarkimin e Abidalit: Mirëkuptimi me Messin- Bartomeu kishte biseduar me Messin sot dhe i kishte dëgjuar motivet e kapitenit për t’i reaguar Abidalit. Presidenti e dëgjoi argjentinasin dhe e kuptoi qëndrimin e tij. Messit nuk i kishin pëlqyer komentet e Abidalit, i cili i kishte akuzuar lojtarët për shkarkimin e Ernesto Valverdes, duke thënë se ai nuk ndihesh rehat me të dhe nuk punon zellshëm nën urdhrat e tij. Argjentinasi i reagoi francezit duke i kërkuar të mos i përgjithësojë gjërat por të ketë guximin për të folur me emra. Bartomeu e kupton se kapiteni është ndier i bezdisur.

Abidal i rëndësishëm për transferimet e futbollistëve- Gjatë të mërkurës, Bartomeu ka biseduar edhe me Abidalin, i cili në të njëjtën kohë po punonte për ta sjellë një sulmues në skuadër, për ta zëvendësuar të lënduarin Ousmane Dembele. Presidenti vlerëson se ky është moment i rëndësishëm dhe se klubit i duhet të veprojë në treg, prandaj në këtë frymë Abidal është kyç bashkë me shefin ekzekutiv Grau dhe ndihmës sekretarin teknik, Ramon Planes. Stabiliteti në prag të takimit të rëndësishëm në Kupën e Mbretit kundër Bilbaos. Për më tepër, një faktor tjetër për ta shmangur kaosin në klub është mos shkarkimi i Abidalit. Barça luan me Bilbaon të enjten dhe presidenti vlerëson se më mirë të mbyllet një plagë sesa t’i hidhet kripë asaj.

Related posts

Lazio, Strakosha i pazëvendësueshëm në Seria A

Q.Autor

FUTBOLLI KOSOVAR NË ZI/ Vdes në aksident lojtari shqiptar në Gjermani… (FOTO)

Delo.autor

ICARDI VETËM NË SUITË ME CHINËN/ Gazetarja zbulon të fshehtën: Ai nuk kreu marrëdhënie me të sepse…

Delo.autor

Leave a Comment