Formula 1 Sport

KORONAVIRUSI/ Një i infektuar me epidemi në hotelin e Formula 1, gara e Australisë në rrezik

Vigjilja e garës së Çmimit të Madh të Australisë në Formula 1 është tronditur nga lajmi i një personi që ka rezultuar pozitiv me coronavirus. Ai ishte i ftuar në “Albert Park Hotel” ku janë akomoduar mjaft punonjës të skuadrave dhe persona VIP, hotel që ndodhet shumë pranë pistës.

Drejtuesit e hotelit thanë se ai është mbyllur menjëherë dhe i gjithë stafi është në karantinë. Edhe pse hoteli konsiderohet i sigurt ai do të qëndrojë për momentin i mbyllur. I gjithë personeli është vetizoluar për dy javë për motive sigurie.

Për momentin gara e Formula 1 që zhvillohet në Melburn nuk rrezikon të pezullohet, por mund të zhvillohet me dyer të mbyllura. Gjithsesi, organizatorët janë shprehur se kanë situatën nën kontroll.

“Nuk anashkalojmë asnjë hipotezë. Për momentin gara do të zhvillohet në rrezik, por nëse është e nevojshme do të marrim masa për të mbyllur dyert për tifozët”, thanë drejtuesit e garës së Australisë.

Related posts

Revolucion në sulmin bardhezi/ Juventusi ëndërron dyshen Cavani-Morata

Sadik.Autor

DORZOHET JUVENTUSI/ Lojtari brazilian shkon drejt PSG për 50 milionë euro…

Isa.Autor

“YLLI I REALIT”: Lopetegui është trajneri më i mirë që kam pasur, ja përse dështoi

Isa.Autor

Leave a Comment