Futboll Seria A Sport

SULM I FRIKSHËM/ Interi pa frena, piketon yllin e Manchester Cityt edhe nëse nuk ikën Lautaro

Për Interin, emri i Gabriel Zhezusit është përmendur njëkohësisht me lajmin e interesimit të fortë të Mançester Sitit për Lautaro Martinezin.

zhezus

Po përflitet për përfshirjen e mundshme të sulmuesit brazilian në negociatat e mundshme për transferimin e argjentinasit në skuadrën e Pep Guardiolës, por tani, në Spanjë, filtrojnë thashetheme të reja.

Sipas informacioneve nga “Sport.es”, nuk ka dyshime lidhur me faktin që “Demi” në fund do të transferohet te Barcelona (i kërkuar shprehimisht nga miku dhe idhulli i tij Lionel Mesi), por kjo nuk do të thotë se Zhezus në fund nuk do të mund të transferohet tek Interi.

OBAMEJANG – Rikthehet në “orbitën” interiste edhe emri i Pier-Emerik Aubamejang. Këtë herë jo si zëvendësues i mundshëm i Lautaros, por si alternativë e qëndrimit të Aleksis Sançezit, për të cilin gjithashtu po diskutohet me Mançester Junajtidin për qëndrimin pas huazimit: pa rinovimin me londinezët, gabonezi mund të blihet me çmim të ulët.

Related posts

VJEN LARGIMI I PARË NGA MILAN/ Lojtari “Kuqezi” pranë transferimit tek klubi i Erdoganit, ja emri…

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Trajneri Egbo punon për kurthet që do ngrihen ndaj “Demave”

Delo.autor

“MENDOJ SE NA PRET NJË KAMPIONAT I EKUILIBRUAR”/ Handanovic: Të paktën 5 skuadra do të luftojnë për titullin

Delo.autor

Leave a Comment