Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja PSG-Bayern Munich. Rezultati 0-1

Numërimi mbrapsht ka nisur, ndërsa të gjithë prozhektorët janë drejtuar nga stadiumi “Da Luz”, skena e sfidës më të madhe të futbollit europian për klube. Gjithçka është gati për finalen e Champions League mes PSG dhe Bajern Mynih, dy klube dhe skuadra që e shohin futbollin në mënyrë krejt të ndryshme. Dominimi ekonomik i PSG-së kundër atij tradicional të Bajernit të Mynihut.

Nëse Nejmar është asistmeni rekordmen historik i kompeticionit, me 24 të tillë, Robert Levandovski është golashënuesi më i mirë i sezonit në Champions (15 gola) dhe do provojë të barazojë, pse jo, të kalojë rekordin e 17 golave të Kristiano Ronaldos në 2013- 2014-ën.

Kampionët francezë janë skuadra e 41-të në historinë e Champions që arrin finalen, por precedentët tregojnë se gjashtë ekipet që luanin për herë të parë në finale kanë humbur gjithmonë. Nga ana tjetër, Bajern Mynih vjen në këtë sfidë të fundit për trofeun më prestigjoz, pas dhjetë fitoreve radhazi dhe 42 golave të shënuar, me një mesatare të frikshme, 4.2 gola në ndeshje.

 

LIVE/ PSG – Bayern Munich 0-1

 

90+2′ Rast fantastik i parisienëve për të barazuar rezultatin, por Çupo Moting, nuk shtyn dot topin në rrjetë!

90′ Akordohen 5 minuta shtesë!

80′ Bavarezët menaxhojnë mirë avantazhin! PSG shfaq shenja lodhje!

70′ I pakalueshëm Nojer, që i mohon një tjetër gol të sigurt PSG-së, duke ndalur me këmbë gjuajtjen e Markinjos.

66′ PSG këkon golin e barazimit, por as Mbape dhe as Di Maria nuk kanë arritur të finalizojnë siç duhet!

59′ GOOOOOL BAJERN 0-1/ Parisieni Koman ndëshkon PSG-në me një goditje të bukur me kokë brenda zonës!

46′ Starton pjesa e dytë!

***

45′ Pjesa e parë mbyllet me pretendim për penallti të Bajernit, pas rrëzimit brenda zonës të Komanit, por gjyqtari Orsato nuk është i këtij mendimi.

43′ Dirthërima në portën e Nojer, Mbape shpërdoron një rast ideal shënimi! Gjuajtja e francezit ishte qëndorore dhe u ndaj nga gardiani gjerman.

32′ Levandovski godet bukur me kokë pas një harkimi nga e djathta, por për fat të mirë të francezëve, gjuajtja ishte qëndore dhe u ndal nga portieri Navas.

28′ Tjetër rast i rrezikshëm në portën e Bajernit, provon Herrera me një gjuajtje të befasishme, vendimtar devijimi i Goreckës që i ndryshon udhën topit!

25′ Zëvendësim te Bajerni, largohet Boateng i dëmtuar, vendin e tij e merr Zyle.

23′ Kundërsulm i frikshëm i PSG, Di Maria shpërdoron një rast ideal, duke goditur keq brenda zonës. Topi shkon mbi kuadrat.

21′ Shtylla i mohon golin e avantazhit Bajernit, pas tentativës së Robert Levandovskit, me fat francezët.

17′ Fantastik Manuel Nojer, që i mohon një gol të sigurt Nejmarit, duke bërë pritje shpëtimtare në 2 kohë.

1′ Starton finalja e madhe!

Related posts

Unai Emery mohon kontaktet me Real Sociedadin

Sadik.Autor

EMOCIONUESE/ DYBALA i lutet me SHPIRTË idhullit të tij MESSIT për rikthim tek…

Isa.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Shakhtar-Real Madrid. Rezultati 0-5

Delo.autor

Leave a Comment