Basketball Sport Të tjera

E ÇUDITSHME/ Blejnë në ankand magazinën e braktisur, gjejnë sende personale të Kobe Bryant

Disa fanella sporti, 35 palë atlete, një xhup sportiv dhe një lejehyrje në të gjitha mjediset e Lakers, ku nga pas ishte shkruar “Mamba”, pseudonimi i Kobe Bryant.

Ka qenë ky “thesari” që ka gjetur një çift në Los Anxhelos, pasi ka blerë në ankand një magazinë të braktisur në Kaliforni. Një magazinë-depozitë ku zakonisht mbahen sendet personale kur je jashtë shtëpisë.

Çifti nuk i ka besuar syve kur ka parë brenda magazinës gjithë këto sende personale të mbajtura nga ish-basketbollisti i Lakers, i ndarë nga jeta në janar të këtij viti, pas një aksidenti me helikpoter.

Të gjitha sendet e gjetura janë verifikuar dhe janë origjinale. Çuditërisht ato janë gjetur pikërisht më 23 gusht, në ditën e lindjes së Kobe Bryant.

Related posts

MERR FUND GJITHÇKA/ “Telenovela” DEMBELE, 21-vjeçari i jep mesazh të qartë BARÇËS: Nuk dua të…

Isa.Autor

Higuain, transferimi i madh i skuadrës nga La Liga

Sadik.Autor

SHQIPËRI-LITUANI/ Për golin dhe festën e parë kuqezi në “Air Albania”

Delo.autor

Leave a Comment