Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ 4 pista të reja për botërorin 2020, rikthehet edhe Turqia

Kalendari i botërorit 2020 të Formula 1 pritet të kompletohet së shpejti me 4 gara të reja. Deri më tani janë konfirmuar 13 gara, e fundit më 1 nëntor në pistën e Imola (Itali).

Gara e 14-të pritet të jetë ajo që do të zhvillohet në Stamboll, më 15 nëntor. Formula 1 rikthehet në Turqi pas 9 vitesh, teksa gara e fundit është zhvilluar në vitin 2011.

Pas garës së Turqisë pritet të zhvillohen edhe dy gara të tjera në pistën e Sakhir (Bahrein), më datat 29 nëntor dhe 6 dhjetor. Ndërsa gara e fundit sezonale pritet të jetë më 13 dhjetor, në Abu Dhabi (pista e Yas Marina).

Për momentin këto 4 gara nuk janë konfirmuar ende nga Formula 1, që pritet të zyrtarizojë kalendarin e ri në shtator. Gara e radhës është ajo e Belgjikës, që zhvillohet në pistën e SPA.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Dilema për të ardhmen, sulmuesi Ibraimi ka vendosur që…

Delo.autor

PEREZ prezanton SUPER projektin dhe vendos: REALI s’do të luajë kurrë aty

Isa.Autor

Nuk kanë vetëm talente por edhe eksperincë/ Belgjika pretendon Botërorin në Rusi

Sadik.Autor

Leave a Comment