Boks Sport Të tjera

PËRBALLJA DILLIAN WHITE-POVETKIN/ Ring në oborrin e një shtëpie, këtu do të shkruhet historia e boksit (FOTO)

Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i njohur i boksit, në prag të duelit të peshave të rënda mes Dillian Whyte dhe Alexander Povetkin, ka zbuluar prapaskenat e kësaj sfide. Për shkak të pandemisë së Covid-19 ajo nuk do të zhvillohet në ndonjë sallë apo stadium, por në natyrë, në oborrin e kështjellës ku jeton menaxheri.

Në oborrin e shtëpisë së tij është vendosur një ring dhe skena, gjithçka e nevojshme për të zhvilluar një duel boksi, që vlen një biletë për titullin kampion në peshën e rëndë. Hearn e ka quajtur këtë shpikje të tij “Matchroom Fight Camp”, ku ai synon të zhvillojë të tjera duele të mëdha në të ardhmen.

“Për katër javë patëm mundësinë për të oprganizuar një gjë të tillë dhe mendoj se është një përvojë e jashtëzakonshme. Këtë fundjavë do të shohim rezultatet. Jam 100% i sigurt se “Fight Camp” do të vijojë në të ardhmen, duke u rritur edhe më shumë”, tha Eddie Hearn për të përditshme britanike “Mirror”.

“Kjoështë shtëpia ime e fëmijërisë, është qendra ku ne zhvillojmë bisedimet e boksit dhe tani do të zhvillojmë duelet. Nuk arrij ta besoj këtë gjë, është një nga gjërat më të mira që kemi bërë. Shpresoj që në të ardhmen këtu të sjellim edhe tifozë”, tha Eddie Hearn.

Related posts

PSG-BAYERN MUNICH/ Ylli Mbappe paralajmëron bavarezët, fjalë dhe për Neuer (VIDEO)

Delo.autor

Talenti shqiptar dhuron spektakël në Gjermani, “mbyllë” karrierën e dy futbollistëve të Bayer Leverkusenit

Isa.Autor

E BUJSHME NË ANGLI/ Wenger zbulon kampionët e ardhshëm: Ja klubi do të dominojnë në Premier vitin tjetër

Delo.autor

Leave a Comment