Futboll Premier League Sport

SUPER KOMPJUTERI SURPRIZON ME PARASHIKIMIN/ Nuk do të jetë kampion i sezonit të ri të Premier klubi…

Mançester Siti është parashikuar të fitojë sezonin 2020-’21 të Premier Ligë dhe sipas llogarive të superkompjuterit, Arsenali do ta mbyllë në vend të shtatë. “Qytetarët” e Guardiolës hyjnë këtë sezon si favoritë të lehtë, përpara Liverpulit, pas transferimeve të Natan Akes dhe Ferran Torresit.

Ky sezon pritet të jetë një nga ata me konkurrencën më të madhe, duke parë investimet që kanë bërë 10 klubet kryesore. Por, analistët e statistikave të “fivethirtyeight.com” parashikojnë nënkampionët e sezonit të shkuar në krye pas javës së 38- të.

Ata kanë parashikuar se në çfarë vendi do të përfundojë çdo skuadër dhe sa pikë do të ketë në fund. Për të bërë këtë llogari, ata kanë përdorur sistemin “Soccer Power Index”, nga i cili kanë nxjerrë vlerësimet e sulmit për çdo skuadër dhe kanë llogaritur se sa gola parashikohet që ato të shënojnë për çdo ndeshje.

Rezultatet e tyre janë krahasuar me ato të sezoneve të shkuara dhe vlerën aktuale të tyre në treg. Dhe pas kalkulimeve për çdo ndeshje, Siti shpallet kampion me 88 pikë, 7 më shumë sesa grumbulluan sezonin e fundit.

Liverpuli kampion në fuqi është parashikuar që të renditet në vend të dytë, me 81 pikë, -18 nga sezoni i tyre i shkuar. Junajtid renditet në vend të tretë, ndërsa Çelsi në të katërtin. Totenhemi mbetet jashtë Champions-it, ndërsa Lestëri bën një tjetër sezon fantastik, duke u renditur i gjashti.

LLOGARITË E SUPERKOMPJUTERIT

EKIPI PIKË

1. MAN. SITI 88

2.LIVERPUL 81

3. MAN. JUNAJTID 71

4. ÇELSI 69

5. TOTENHEM 57

6. LESTËR 57

7. ARSENAL 56

8. UOLVES 54

9. EVERTON 51

10. SAUTHEMPTON 50

11. UEST HEM 47

12. BËRNLEJ 44

13. SHEF. JUNAJTID 43

14. BRAJTON 43

15. KRISTAL PALAS 42

16. ASTON VILA 42

17. NJUKASËLL 39

18. FULHAM 39

19. LIDS 39

20. UEST BROMUIÇ 36

Related posts

Barcelona drejt “divorcit” me portugezin Andre Gomes

Q.Autor

ANALIZA/ Newcastle, më i keqi i të gjitha kohërave dhe 3 të tjerë bëjnë gati valixhet

Delo.autor

SYNON KOMBËTAREN/ Vajushi drejt Rumanisë, ja klubet që interesohen për shkodranin

Isa.Autor

Leave a Comment