Bundesliga Futboll Sport

BUNDESLIGA/ Wolfsburg pëson humbjen e parë, Leipzig mposht me GOLEADË Hertha Berlin

Janë mbyllur 5 ndeshje të Bundesligën të luajtura ditën e sotme për javën e 6-të të kampionatit gjerman.

Lajpcigu shkatërroi 6-0 Hertën e Berlinit duke shënuar nga 3 gola për pjesë. Më i miri për Lajpcigun ishte Nkuku i cili realizoi dy gola dhe dha një asist, ndërsa shënuan dhe Polsen, Mukiele, Forsberg e Haidara.

Volfsburgu pësoi humbjen e parë në kampionat duke u mundur 3-1 nga Hofenajmi në transfertë. Ujqërit kaluan të parët në avantazh me Baku, por Kramariç, Bautmanger dhe Kaderabek përmbysën gjithçka duke i dhënë tre pikë Hofenajmit.

Në sfidat e tjera, Eintrahti i Frankfurtit barazoi 1-1 me Këlnin, Unioni i Berlinit mposhti minimalisht 1-0 Arminian, ndërsa Bajern Leverkuseni fitoi në shtëpi 1-0 me Maincin.

REZULTATET

Bajern Leverkusen-Mainc 1-0

Eintrah Frankfurt- Këln 1-1

Hofenajm-Volfsburg 3-1

Lajpcig-Herta e Berlinit 6-0

Union i Berlinit-Arminia Bielefeld 1-0

Related posts

“Shtyjeni Kupën e Botës deri sa të rikuperohet ylli ynë”

Sadik.Autor

BINDEN NGA PLANI 5 VJEÇAR/ Mançester Junajtid zgjedh trajnerin e ri

F.autor

“EURO 2020″/ Dribluesit më të mirë të Kampionatit Europian, zhgënjen Ronaldo. Listën e kryeson…

Delo.autor

Leave a Comment