Ndeshjet Live Sport

LIVE/ “El Clasico”: Mbyllet super ndeshja Barcelona-Real Madrid. Rezultati 1-3

“El Clasico” është ndeshja më e madhe e globit. Për vite me radhë yjet e futbollit kanë dhuruar spektakël dhe vëmendja e madhe ka qenë te sfida mes Leo Mesit dhe Kristiano Ronaldos.

Por prej dy sezonesh ky duel nuk është më, teksa stafetën e kanë marrë futbollistët e rinj. Megjithatë, “klasikja” vazhdon të mbetet një nga duelet më madhështore të futbollit, edhe pse këtë sezon është quajtur “klasikja” e krizës.

Të dy trajnerët Ronald Kuman dhe Zinedin Zidan kanë ideuar formacionet më të mira për ndeshjen e sotme kundër njëri-tjetrit, teksa do të kërkojnë triumfin. Vlen të theksohet fakti se trajneri holandez ka preferuar talentin Pedri, duke ulur në stol Grizmanin. Për sa i përket Realit, Modriç nuk është preferuar nga minuta e parë, vendin e tij e ka marrë Asensio.

 

LIVE/ Barcelona – Real Madrid 1-3

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 90+2/ Real Madrid dyfishon shfirat me golin e shënuar nga Luka Modric.

MINUTA 63/ Real Madrid kalon në avantazh me golin e shënuar nga Sergio Ramos me 11-metërsh.

Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 9/ Barcelona barazon shifrat me golin e shënuar nga Anssumane Fati.

MINTUA 5/ Real kalon në avantazh me golin e shënuar nga Federico Valverde.

MINUTA 1/ Starton super ndeshja

Related posts

NEYMAR HYN NË HISTORI/ Barazon rekordin e Messit në Champions

Delo.autor

REVOLUCION TEK UNIFORMA/ Kështu do të jetë fanella e Interit për sezonin e ardhshëm (FOTO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Panik në Kategorinë e Dytë, regjistrohet rasti i parë me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment