Moto GP Sport

MOTO GP/ Kampioni i botës mbyll sezonin, rikthimi në pistë vitin e ardhshëm

Marc Marquez, kampioni i botës në fuqi në MotoGP, nuk do të zbresë më në pistë në pjesën e mbetur të sezonit. I aksidentuar që në garën e parë sezonale, spanjolli i Honda është operuar dy herë dhe shpresonte të garonte në fund të këtij sezoni.

Ai që konfirmoi lajmin është Stefan Bradl, piloti që e zëvendëson. “Më konfirmuan se unë do të përfundoj këtë sezon me Honda. Nuk mund t’ua them zyrtarisht, por kjo është një e dhënë që ata të Honda ma konfirmuan vetë”, tha Bradl.

Ai shtoi: “Marc do të përqendrohet te sezoni i ri, në mënyrë që të mos përsëriten më këto probleme të këtij viti. Nuk ia vlen që ai të rrezikojë dhe garojë këtë vit”.

Pra, Marc Marquez do të rikthehet në pistë në vitin 2021. Nuk përjashtohet një operacion i tretë në shpatull, pasi mësohet se spanjolli ka ende disa shqetësime në krahun e djathtë.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester United-Arsenal, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-0

Delo.autor

PAS FUNDIT TË HIDHUR TË SEZONIT/ Allegri i jep lamtumirën Juventus: Largohem pa pengje…

Delo.autor

DO TË LARGOHET NGA BRESCIA/ Klubi i Serisë C konfirmon bisedimet me Balotellin

Delo.autor

Leave a Comment