Futboll Kategoria Superiore Sport

PRAPASKENA/ Ernest Muçi rinovon për një vit me Tiranën, por në marrëveshjen e re ka një… mister

Tirana ka bindur sulmuesin Ernest Muçin të qën- drojë edhe për një sezon në shtëpinë bardheblu. Lajmi u dha nga 25-herë kampionët e Shqipërisë në faqen zyrtare të klubit ditën e shtunë. Pas një peri- udhe të gjatë negociatash, ku përflitej se Muçi mund të transferohej jashtë vendit drejtuesit e kampionëve të Shqipërisë ia dolën të sigurojnë edhe për një sezon shërbimet e futbollit të Shqipërisë U-21.

“Tirana njofton rinovimin e kontratës me lojtarin Ernest Muçi. Klubi i futbollit Tirana njofton vazhdimësinë e kontratës me Ernest Muçin. Pas një viti të suk- sesshëm me fanellën bardheblu, sulmuesi dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe në sezonin e ri.

Lojtari i rritur në kampin e kampionëve vazhdon të furnizojë sulmin në skuadrën e tij të zemrës”, shkruante klubi. Në fakt rinovimi i Muçit është disi i paqartë. Muçit i përfundonte kontrata në qershor 2020 sipas një postimi të mëparshëm të klubit në 2018-ën.

Bardheblutë nga ana e tyre kanë deklaruar se kontrata është rinovuar për sezonin e ri, por nuk qartësojnë nëse bëhet fjalë për sezonin 2020-2021 apo 2021-2022, një detaj jo i vogël në këtë histori që mbetet për t’u qartësuar. Muçi realizoi 7 gola në sezonin e fundit kampion të Tiranës, shumica duke i shënuar si lojtar zëvendësues. Pas largimit të Majkëll Ngosë, ai fitoi vendin e titullarit tek ekipi i Emanuel Egbosë. Kontributi i tij do të jetë më se i vlefshëm edhe për këtë edicion për 25-herë kampionët e Shqipërisë.

SULMUESI – Ernesti me pak minuta ka ditur të shënojë golat e tij, madje duke qenë golashënues në derbi, ashtu si Kordeiro në krahun tjetër. Në ndeshjet e Europës ka shkëlqyer. Nuk ka shënuar, por paraqitja në sfidën me serbët e ka çuar kuotat në 500-600 mijë euro për kartonin.

Related posts

“TELENOVELA” E YLLIT FRANCEZ DREJT FUNDIT/ Barcelona paguan klauzolën e Griezmann, ja plani i prezantimit

Delo.autor

PLAS NË KOSOVË/ Shpërthen dhuna në stadiumin “Fadil Vokrri”, përleshje mes tifozëve të Dritës dhe Gjilanit (VIDEO)

Delo.autor

“E DIMË SE ÇFARË DO TRAJNERI”/ Mbrojtësi De Vrij: Është garë e fortë për titullin!

Delo.autor

Leave a Comment