Basketball Sport

BASKETBOLL/ Javë zhgënjyese për Barça e Real, fitojnë Milano dhe CSKA Moskë

Raundi i 11-të i Euroleague ka dhuruar mjaft surpriza, siç janë humbjet e dy skuadrave spanjolle Barcelona e Real Madrid.

Skuadra katalanase u mund 80-68 nga francezët e Villeurbanne, një rezultat surprizë. Për Barcelona kjo është humbja e dytë, që tashmë ndan kreun me rusët e CSKA Moskë. Këta të fundit fituan 74-73 ndaj Real Madrid, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund.

Moment i mirë për italianët e Armani Milano, që fituan 86-85 pas kohës shtesë në Izrael ndaj Maccabi, ndërsa Bayern Mynih u mund 83-76 nga grekët e Panathinaikos.

Euroleague – Raundi i 11-të

CSKA Moskë – Real Madrid, 74-73

Crvena Zvezda – Anadolu Efes, 64-75

Zalgiris Kaunas – Zenit st.Petërburg, 75-83

Alba Berlin – Khimki Moskë, 100-80

Olympiacos – Baskonia Gasteiz, 76-90

Maccabi Tel Aviv – Armani Milano, 85-86

Fenerbahce – Valencia Basket, 86-90

Panathinaikos – Bayern Mynih, 83-76

Villeurbanne – Barcelona, 80-68

Related posts

HAZARD I MAGJISHËM/ Chelsea fiton me vështirësi, rimerr vendin e katërt të renditjes

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ Reginaldo, buzëqeshja nga Mozambiku që po udhëheq “vallen” e Kukësit

Isa.Autor

Luca Modric elozhe për Mandzukic para finales së madhe kundër Francës

Isa.Autor

Leave a Comment