Moto GP Sport

MOTO GP/ Lorenzo konfirmon dyshimet e Rossi: Në vitin 2015, Marquez vendosi se kush do të shpallej kampion

Sezoni 2015 i MotoGP u karakterizua nga rivaliteti mes Marc Marquez (Honda) e Valentino Rossi (Yamaha), vit ku kampion u shpall Jorge Lorenzo me Yamaha. Ky i fundit, duke treguar për ngjarjet që ndodhën atë sezon, konfirmoi dyshimet që ka hedhur Rossi, se ishte Marc Marquez ai që ndikoi te titulli kampion.

Incidenti mes Marquez dhe Rossi në Malajzi (më parë dy pilotët ishin fërkuar edhe në Holandë), që solli penalitetin e italianit në Valencia, ndikoi që titullin ta merrte Lorenzo. 6 vjet nga ato ngjarje Lorenzo tregon të vërtetën.

“Incidenti i Asen mes Marquez e Rossi derdhi kupën dhe nga ai moment Marc vendosi që Rossi të mos e fitojë titullin. Ai bëri çmos që Rossi të penalizohej dhe ashtu ndodhi, duke bërë që titullin ta merrja unë”, kujton Jorge Lorenzo.

Related posts

RRËNQETHËSE/ Si e përjetoi fotografi nga Iraku humbjen e Kombëtares… (FOTO)

Delo.autor

1 MILIARD EURO SHPENZIME NË MERKATO/ La Liga ngre siparin për sezonin e ri

Delo.autor

KUSHTON 60 MILION EURO/ Interi gjen zëvendësuesin e Icardit

Delo.autor

Leave a Comment