Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHËNON GOLIN E PËRMBYSJES/ Futbollisti shqiptar i jep tjetër goditje Juventus dhe feston me shqiponjë (VIDEO)

Renate po kalon një sezon shumë të mirë në Serinë C, teksa deri në këtë fazë të kampionatit kryson renditjen dhe duket shumë pranë ngjitjes në Serinë B. Në javën e 17-të, skuadra ku luajnë 3 shqiptarë, si Armand Rada, Elvis Kabashi dhe Erald Lakti, kishte përballë një kundërshtar aspak të lehtë, si Juventusi U-23.

Ishte pikërisht Kabashi, ai i cili i dha fitoren Renates në minutën e 85’. Bardhezinjtë kishin kaluar të parët në avantazh falë golit Korreias në minutën e 65’, por De Sena barazoi shifrat në minutën e 78’, para se Kabashi të përmbyste rezultatin.

Renate në minutën e 84’, fiton penallti dhe te pika e 11-metërshit shkon futbollisti shqiptar, i cili tregohet i saktë dhe menjëherë pas golit nis festën e fitore. Me këtë fitore Renate shkëputet në krye të renditjes me 38 pikë në grupin A, ndërsa Juventusi i 23-vjeçarëve pëson humbjen e tretë radhazi.

Related posts

Skënderbeu sheh “jashtë” Shqipërisë, dyndje të huajsh për fanellën bardhekuqe

Isa.Autor

Legjenda gjermane i bindur: Ja pse Bayern shkon në finalen e Champions!

Sadik.Autor

Napoli vazhdon kryesimin, spektakël dhe përmbysje ndaj Sampdorias

Q.Autor

Leave a Comment