Futboll La Liga Sport

HISTORIKE/ Messi ndan “fronin” me legjendën Pele, barazon “Mbretin” pas 46 vitesh

Ylli i futbollit botëror Lionel Mesi barazoi sot njërin prej rekordeve më të rëndësishëm në historinë e këtij sporti. Në ndeshjen e sotme të kampionatit spanjoll kundër Valencias, “Pleshti” shënoi golin e 643-të për Barcelonën duke barazuar “Mbretin” Pele, i cili mbante prej vitesh këtë rezultat me Santosin.

Megjithatë, e rëndësishme është që paraqitjet pozitive të Mesit po i japin qetësi dhe Barcelonës në fushën e lojës.

Tashmë, fituesi i gjashtë “Topave të Artë” dhe 3 herë kampioni i botës Pele ndajnë të dy rekordin për numrin më të madh të golave të realizuar në karrierë me një klub.

Pele shënoi 643 gola me Santosin në vitet 1956-1974, kurse Mesi e arriti këtë shifër në periudhën 2005-2020.

Related posts

E ardhmja e Hazard tek Chelsea varet nga Conte

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Debutoi si profesionist më i vogël se 15 vjeç, infektohet me COVID-19

Delo.autor

YLLI 25-VJEÇAR RIKTHEHET NË ITALI/ Shkon për të kryer vizitat mjekësore, sulmuesi i Serisë A del pozitiv

Delo.autor

Leave a Comment