Futboll Seria A Sport

SKENARET E MERKATOS SË JANARIT/ Inter bëhet “supermarket” lojtarësh, sa shumë lëvizje në Milano

Sot me mendjen në Paris. Interi që studion merkaton po ndjek nga pranë zhvillimet në ambientet e PSG-së. Bashkimi i klubit francez me trajnerin e ri Maurisio Poçetino i hap dyert Kristian Eriksenit, favoritit të trajnerit argjentinas pas eksperiencës entuziazmuese të përjetuara së bashku te Totenhemi.

Një koincidencë që bën të rikthehet aktualitet një punë që drejtuesit zikaltër kanë nisur që muajt e kaluar. Prej kohësh është i qartë pëlqimi për Leandro Paredes, i cili në Paris nuk përjeton momente të qeta. Momentalisht formula më logjike është shkëmbimi i huazimeve mes dy mesfushorëve.

TAKIMI – Do të diskutohet gjithçka në ditët e ardhshme. Kështu si nesër, në “Appiano Gentile”, Xhuzepe Marota dhe Piero Auzilio do të vazhdojnë personalisht ballafaqimin me Antonio Konten, asnjëherë i ndërprerë në këto ditë pushimi. Do të jetë një mbledhje siç ka pasur herë të tjera, edhe gjatë kohëve të fundit. Nuk do të diskutohet me shumë mundësi një buxhet, meqenëse linja e Stiven Zhang ka qenë shumë e qartë, në janar nuk mund të shpenzohet.

Kështu biseda do të nevojitet mbi të gjitha për të përcaktuar listën e kandidatëve që do të mund të veshin fanellën interiste. Në veçanti emri i Renato Sançesit, i pëlqyer nga trajneri, mbetet një hipotezë e mundshme, edhe pse jo shumë realiste. Le të rikthehemi te mundësia e shkëmbimit Eriksen-Paredes. Në këtë çështje ndikon efekti i Dekretit të Rritjes.

Në fakt, danezi përfiton nga skonto për punonjësit që fiksojnë rezidencën fiskale në Itali për së paku dy vite. Nëse do të largohej në mënyrë përfundimtare, pra, Interi do të humbiste ato benefite dhe taksat në pagë do të dyfishoheshin (nga 10 në 15 milionë bruto).

Ja përse Marotës ideja për ta larguar vetëm në huazim i pëlqen, sepse nëse do të rikthehej në qershor nuk do të humbiste vitin fiskal italian. Në çdo rast edhe Paredes do të konsiderohej për një skonto fiskale, duke konsideruar faktin që mungon në Itali prej më shumë se tri vitesh, pra mund të përfitojë në taksa.

SULMUES I RI – Kapitulli tjetër është ai i lidhur me sulmuesin. Në pritje që Pinamonti të gjejë zgjidhjen, në ambientet interiste mbetet gjithmonë në “pole” emri i Zhervinjos së Parmës. Ndërkohë në Bergamo mbetet e pazgjidhur situata e Alehandro Gomezit. Atalanta e vlerëson 10 milionë euro dhe në këto shifra Interi nuk është i interesuar.

DALJET – Në frontin e largimeve janë disa lojtarë “në radhë”. Së pari Raxha Naingolan, i kërkuar nga Fiorentina dhe Sasuolo, edhe pse lojtari preferon Kaljarin. Edhe Vesino dhe Perisiç janë në dalje, por nuk ka pasur opsione të vlefshme.

Related posts

Khedira tregon avantazhin që ka Juventusi ndaj Tottenhamit

Q.Autor

ZYRTARE/ Lajm i keq për skuadrën e Serisë A, lojtari rezulton pozitiv me koronavirus

Delo.autor

Botërori rus, Kremlini kërkon ndihmën e kozakëve për sigurinë

Sadik.Autor

Leave a Comment