Futboll Kategoria Superiore Sport

TRAVERSA I NDALI SUPER GOLIN NDAJ BYLIS/ Mesfushori Marku: Ishte diçka shumë e bukur për mua, por… (VIDEO)

Herald Marku është një nga pikat kryesore të Vllaznisë së trajnerit Brdariç, i cili gjithnjë sa vjen e rritet në lojën e tij. 24-vjeçari në një prononcim të shkurtër të dhënë për “Panorama Sport” pas fitores me Bylisin pohon se fitorja pati shumë rëndësi për shkodranët. Ai flet edhe për gjuajtjen e tij të fortë, që u ndal nga trau i portës mike.

“Ishte shumë e rëndësishme që arritëm që të kthehemi te fitorja në këtë takim. Ishin tri pikë shumë të rëndësishme për ekipin tonë. Mendoj se kjo ishte një fitore e merituar, pasi kishim mundësi që të kishim edhe një rezultat më të mirë edhe në këtë takim. Gjithmonë kur godas e mendoj se topi do të përfundojë në rrjetë. Një gjë të tillë e mendova edhe në atë moment. Topi,pasi shkoi shumë pranë kalit të vijës fatale, ishte diçka shumë e bukur për mua, por edhe për ekipin. Megjithatë, rëndësi kishte që arritëm që ta gjenim golin. Po kalojmë një moment të mirë dhe duhet që të vijojmë kështu”, u shpreh fillimisht Marku.

Në mesjavë Vllaznia luan ndaj Kastriotit dhe Marku vjen me statusin e ish-it në këtë sfidë. Në lidhje me duelin me krutanët, që nuk njohin humbje deri tani Marku u shpreh: “Kastriotin e njoh mirë, pasi kam qenë pjesë e kësaj skuadre. Kam respekt për punën që bëhet aty. Është një ekip që po tregon më të mirën në këtë start të kampionatit. Për ne është një përballje e vështirë, pasi është një kundërshtarë që luan mirë futboll. Megjithatë, ne do të udhëtojmë që të marrim më të mirën në këtë takim”.

Related posts

Milani godet në fshehtësi, blen talentin kroat nga Hamburgu

Isa.Autor

PAMJET/ Agueros i ndodh e papritura drejt udhëtimit në Katar, tifozët brazilianë e “bezdisin” në avion me…

F.autor

KATEGORIA SUPERIORE/ Zhgënjimi i përforcimeve, Flamurtari vetëm dy fitore në 2018-ën

Q.Autor

Leave a Comment