Futboll Seria A Sport

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Interi mposht Venecia-n me dyshen Calhanoglu-Lautaro, “Zikaltërit” -1 nga kreu

Inter ka mundur 2-0 Venezia-n dhe tani kërcënon dyshen e kreut të Serisë A.

Një gol i Hakan Calhanoglu në minutën e 34-t ka hapur takimin e luajtur në stadiumin Pierluigi Penzo mbrëmjen e sotme.

Turku ka tundur rrjetën me një goditje të bukur nga jashtë zone.

Vetëm Messi (61) ka shënuar më shumë gola nga jashtë zone se Calhanoglu (26) në pesë kampionatet kryesore të Europës nga sezoni 2013/14.

Në fundin e ndeshjes ka ardhur edhe goli i dytë i milanezëve me një penallti të Lautaro Martinez.

Kampionët në fuqi të Italisë kanë shkuar në 31 pikë, një më pak se dyshja Napoli-Milan, por që kanë një ndeshje për të luajtur.

Related posts

PORTIERI U HODH NGA KATI I 6-TË/ Flet kunati i Teqjes: Nuk u bë sebep motra ime, ja e vërteta me Aldon

Delo.autor

Egjipt – Uruguaj/ Nis pjesa e dytë, dy skuadrat duan “të rrëmbejnë” 3-pikët

Sadik.Autor

Manchester City ofron 40 milionë euro për katër herë fituesin e Champions League…

Isa.Autor

Leave a Comment