Futboll Seria A Sport

13 PËRJASHTIME NË 33 PËRBALLJE/ Ja përse Milan nuk e donte gjyqtarin Valeri në Derbin e Madoninës…

Kishte thuajse një dekadë që nuk gjykonte një derbi dhe të martën mbrëma konfirmoi të gjitha drojën e Milanit kur u zgjodh të arbitrojë. Sipas “Transfermarkt”, Paolo Valeri është “bilbili” që ka prirjen të nxjerrë më shpesh kartonin e kuq ndaj lojtarëve të “Djallit”.

Këtë e dëshmojnë shifrat që flasin për 13 përjashtime në 33 sfida, praktikisht me 42-vjeçarin kuqezinjtë nisin një ndeshje në çdo 2.5 me një lojtar më pak. Në derbin e së martës ishte kartoni i kuq i 13-të në llogari të lojtarëve të Milanit që në secilën prej katër ndeshjeve të fundit në Kupën e Italisë ka luajtur me një futbollist më pak.

Vitin e kaluar ndëshkohej Teo Hernandez në gjysmëfinalen e parë kundër Juventusit, teksa në sfidën e kthimit ishte Rebiç që mori karton të kuq. Dy javë më parë ekipi i Piolit pa Donarumën të ndëshkohej duke qenë në stol, ndërsa ndaj Interit erdhi edhe kartoni për Ibrën. Nga këta katër të kuq, tre u janë treguar lojtarëve të Milanit nga Paolo Valeri.

Related posts

Marquez akuza Rossit: Përdor pushtetin mediatik për interesa personale

Sadik.Autor

Ish-futbollisti i Interit harron xhelozinë, tani i jep “like” fotove të gruas në… (FOTO)

Isa.Autor

EURO 2020/ Rusia fundos Skocinë me dy gola “MAGJIK” në 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment