Futboll Seria A Sport

“LUFTA” PËR TITULLIN KAMPION/ Algoritmi i ekspertëve të statistikave zbulon fituesin e Serisë A

Algoritmi i faqes së specializuar të statistikave OPTA ka parashikuar Interin si kampionin e ri të Serisë A që do të thyejë hegjemoninë 9 vjeçare të Juventusit.

Programi kompjuterik që merr për bazë të dhënat e klubeve në katër edicionet e fundit, ku fokusi më i madh është padyshim në sezonin e fundit, ka dalë në konkluzion se kampionati do të jetë një garë treshe, “e egër dhe e paparashikueshme”. Juventus, Milan dhe Inter do të krijojnë një shkëputje nga rivalët, me zikaltrit që janë favoritë në krahasim me të dy të tjerat.

OPTA i ka dhënë 35.8 % mundësi suksesi Interit, teksa në vend të dytë renditet Juventusi me 23,1%, ndërkohë që vendi i tretë mbahet nga Milani me 21.3 % shanse për t’u kthyer te titulli kampion.

Related posts

LIVE/ Portugalia vendos baraspeshën kundër Uruguait (VIDEO)

Isa.Autor

MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ Pas një krosimi nga goditja e dënimit, Firmino ndëshkon “Djajtë e Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

NUK PO KALON NJË FORMË TË MIRË TEK ARSENAL/ Mustafi pranë transferimit tek…

Delo.autor

Leave a Comment