Futboll Seria A Sport

COPPA ITALIA/ Asist fantastik i Hysajt, mbrojtësi Koulibaly realizon me finte ndaj Spezia-s (VIDEO)

Start fantastik për mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj, në sfidën ndaj Specias e vlefshme për Kupën e Italisë. Shkodranit iu besua vendi i titullari nga trajneri Gatuzo, teksa në minutën e 6-të, asistoi për mbrojtësin Kulibali, i cili nuk fali shumë pranë vijës fatale, duke e dërguar topin në rrjetë me finte.

Napolitanët e nisën sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa tashmë iu mbetet për detyrë të menaxhojnë rezultatin. Vlen të theksohet fakti se në këtë takim aktivizohet nga minuta e parë, te skuadra e Specias, edhe mbrojtësi tjetër i Kombëtares, Ardijan Ismajli.

Një derbi shqiptar në fushën e lojës mes Hysajt dhe Ismajlit. Ndërkohë për sa i përket Amir Rrahmanit, ai nuk është preferuar sërish nga Gatuzo, duke ngrohur stolin edhe në Kupë.

Related posts

NDRYSHIME NË CHAMPIONS LEAGUE/ UEFA mendon të largojë kohën shtesë! Tre risitë e propozuara

F.autor

ANALIZA E “ZONJËS SË VJETËR”/ Ja me sa lëvizje bëhet përmbysja ndaj Atleticos

Delo.autor

Menaxheri i Hysajt: E ardhmja e tij në pikëpyetje

Sadik.Autor

Leave a Comment