Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Coppa Italia: Mbyllet ndeshja Juventus-Genoa. Rezultati 3-2

Fundjava e nxehtë e Serisë A do të paraprihet nga ndeshjet e 1/8- ave të Kupës së Italisë (ky raund është me eliminim direkt), ku Juventusi do të presë në “Allianz Stadium” Xhenoan, sot në mbrëmje në orën 20:45. Edhe pse në letër mund të duket një duel i lehtë, kuriozitetet rreth kësaj sfide nuk mungojnë.

Në Torino, këto dy skuadra janë ndeshur gjashtë herë (ndërsa në total 11 herë, 8 fitore të Juves, 2 barazime dhe 1 sukses i Xhenoas), ku pavarësisht pesë sukseseve të “Zonjës së Vjetër”, në të parën përballje, e cila daton më 6 prill 1939, ishte Xhenoa që i bënte një surprizë negative Juventusit, duke e mposhtur dhe eliminuar atë.

Nga ajo datë ligurët nuk kanë parë më festë me sy në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në Itali, ndërkohë që përballja e fundit në Kupë, e luajtur në dhjetor të vitit 2017 përfundoi 2-0 për bardhezinjtë, me Paulo Dibalën që zhbllokonte takimin ndërsa dyfishimin e vuloste Gonzalo Higuain, me asist të numrit 10 bardhezi.

Por nëse zgjerojmë argumentin e përballjeve mes Juventusit dhe Xhenoas, kundrejt 82 viteve që kuqeblutë nuk njohin fitore në Kupë, edhe në kampionat situata nuk është më optimiste. Kjo, pasi për herë të fundit, Xhenoa ka bërë festë në Torino në vitin 1991, në kampionat, fitore pas së cilës Juventusi nuk ka humbur më në 20 përballjet e tjera, në të gjitha kompeticionet (16 fitore dhe 4 barazime).

 

LIVE/ Juventus – Genoa 3-2

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 105/ Juventus kalon në avantazh me golin e shënuar nga Hamza Rafia.

MINUTA 74/ Genoa barazon shifrat me golin e shënuar nga Filippo Melegoni .

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 28/ Genoa ngushton shifrat me golin e shënuar nga Lennart-Marten Czyborra.

MINUTA 23/ Juventus dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Alvaro Morata.

MINUTA 2/ Juventus kalon në avantazh me golin e shënuar nga Dejan Kulusevski.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

“ME PSG-NË NJË FINALE E PARAKOHËSHME”/ Courtois: Ëndërroj Champions-in me Realin

Delo.autor

“I SHKEL SYRIN” IGLI TARES DHE LAZIOS/ Mesfushori Shaqiri: Të luaja për trajnerin Sarri do të ishte intriguese

Delo.autor

“LITUANIA ISHTE 2 HAPA PARA NESH”/ Reja: Do ishim të kënaqur edhe me një barazim, bëmë një…

Delo.autor

Leave a Comment