Futboll La Liga Sport

“MË VJEN SHUMË KEQ PËR…”/ “Jashtëtokësori” i dërgon mesazh emocional Ronaldinhos për vdekjen e nënës (FOTO)

Lionel Messi i ka shprehur ngushëllime ish-bashkëlojtarit të vet, Ronaldinho, për vdekjen e të ëmës, përmes një letre prekëse në rrjetet sociale.

Nëna e Ronaldinhos vdiq të dielën në mëngjes në moshën 71-vjeçare nga koronavirusi.

I pikëlluar nga ky lajm, Messi e publikoi në rrjetet sociale një mesazh ngushëllues në përkrahje të ish-shokut të skuadrës.

“Ronnie, nuk kam fjalë dhe nuk mund ta besoj këtë”, shkroi Messi.

“Dua vetëm ta dërgoj një përqafim të madh ty dhe familjes tënde dhe të të them të jesh i fortë. Më vjen shumë keq për humbjen tënde. Pushoftë në paqe ajo”, shtoi kapiteni i Barcelonës.

Legjenda braziliane ka marrë mesazhe ngushëlluese nga ish-klubet dhe shumë sportistë nga e gjitha bota për vdekjen e nënës. /Gazeta Express/

Related posts

PAS 3 MINUTASH LOJË/ Lewandowski zhbllokon sfidën, ja “PERLA” (VIDEO)

Delo.autor

E KRYER/ Juventusi gjen akordin me Jonathan David gjatë natës, ja shifrat e marrëveshjes

F.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Godet Real Madrid, siguron sulmuesin e së ardhmes

Delo.autor

Leave a Comment