Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Humbi ndjenjat gjatë sfidës ndaj Atalantës, Napoli komunikon gjendjen e lojtarit të saj

Napoli merr frymë lirisht përsa i përket çështjes së sulmuesit të saj Viktor Ozimhen.

Gjatë ndeshjes ndaj Atalantës ku Napoli u mund në “Gewiss Stadium” me rezultatin 4-2, Viktor Ozimhen u dëmtua gjatë një dyluftimi me Romeron ku lojtari nigerian ra në tokë pa ndjenja dhe u transportua me urgjencë në spital.

Pas ekzaminimeve në një spital të Bergamos, Napoli ka deklaruar me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj për gjendjen e Ozimhen ku deklaron se testet kanë rezultuar negative për një traumë në kokën e tij por që deri ditën e nesërme do të monitorohet nga mjekët e këtij spitali.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË NAPOLIT –

“Pas dëmtimit të tij gjatë ndeshjes ndaj Atalantës pas një goditje në kokë në minutat finale të Atalanta-Napoli, sulmuesi nigerian i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe kanë rezultuar negative. Futbollisti ynë do të qëndrojë në Bergamo deri nesër nën vëzhgimin e mjekëve.”

Related posts

LUAJTI 11 SEZONE ME FANELLËN “KATALANASE”/ Vetëm 19 vjeç, 30 vite më parë debutoi Guardiola me Barcelonën (VIDEO)

Delo.autor

SKRINIAR lëshon sfidën/ Mezi pres të përballem me MESSIN dhe RONALDON

Isa.Autor

“ISHTE THJESHT NJË SHPREHJE, PA…”/ ​UEFA hap hetime ndaj Simeones, por jo ndaj Ronaldos

F.autor

Leave a Comment